Zbardhen 7 vjedhje në Dibër e në Mat, tre në pranga dhe një në kërkim!

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbardhen 7 vjedhje në Dibër e në Mat, tre në pranga dhe një në kërkim!

Janë zbardhur shtatë raste të vjedhjes së pasurisë, të kryera gjatë katër muajve të fundit në Dibër e në Mat, nga dy grupe personash. Për pesë grabitje në Dibër u arrestuan tre shtetas, mes tyre një 32-vjeçar nga fshati Vakuf, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, po për vjedhje. Me dy të tjerët e moshave 21 e 29-vjeç kreu grabitje në dy lokale në Muhurr e Kastriot e në tre banesa në Maqellarë e në Luzni.

Në Dibër, për pesë raste vjedhjesh u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga M.T. (T.), 32 vjeç, banues në fshatin Vakuf, si dhe K.H., 21 vjeç dhe G.Z., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Ushtelenxë.

32-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata për vjedhje, me qëllim kryerjen e vjedhjeve të tjera në dy lokale në territoret e njësive administrative Muhurr e Kastriot, së bashku me K.H dhe G.Z.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas dhe shtetasit K.H. e G.Z. janë autorë të vjedhjeve në tre banesa, në territoret e njësive administrative Maqellarë e Luzni.

Në Mat u shpall në kërkim një 44-vjeçar për vjedhjen e dy motorëve në fshatrat Zenisht e Rrethe-Baz. Nga hetimet rezultoi se bashkëpunonte me një 17-vjeçar për të cilin nisi procedimi në gjendje të lirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Në Mat, u identifikua dhe u shpall në kërkim I.D., 44 vjeç, banues në Mat, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur dy motomjete në fshatrat Zenisht e Rrethe-Baz. Vijon puna për kapjen e 44-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65764 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE