Droga në repartin ushtarak të Zall-Herrit, masa administrative për 14 ushtarakë!

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Droga në repartin ushtarak të Zall-Herrit, masa administrative për 14 ushtarakë!

Pas zbulimit të 125 bimëve kanabis të kultivuara në repartin ushtarak të Zall Herrit në Tiranë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura thirri një mbledhje urgjente e kreu një analizë të thelluar. Përveç tre të arrestuarve, u morën masa administrative për 14 të tjerë nga ky repart e nga Policia Ushtarake, si dhe inspektorë të krimeve, pjesë e Policisë Ushtarake. Mes tyre janë 5 shefa.

U arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ushtarakët me detyra:  Shef i seksionit të sigurisë së Repartit Ushtarak; Specialisti i zbulimit së Repartit Ushtarak; Specialisti i sigurisë së Repartit Ushtarak.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ushtarakët me detyra: Komandant i Repartit Ushtarak; Specialisti i infrastrukturës së Repartin Ushtarak; Magazinieri në Repartin Ushtarak Zv/ komandant toge në Repartin Ushtarak.

Janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja, përkatësisht: Specialisti për sigurisnë në seksionin e zbulimit; Specialist për infrastrukturën/MNZSH; Zëvendës Komandant toge në Kompaninë e mbështetjes; Magazinier/shofer në Kompaninë e Mbështetjes; Propozimin për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të FA të 6 ushtarakëve të FT dhe 4 ushtarakë të Policisë Ushtarake; Komandanti i Repartit Ushtarak; Komandanti i Policisë Ushtarake; Shefi i Shtabit i Repartit Ushtarak; Shefi i Seksionit të Zbulimit i Repartit; Komandanti i Kompanisë Mbështetëse të Repartit; Specialist për gatishmërinë dhe Operacionet; Specialist për Zbulimin në Repartin ushtarak; Inspektor i Policisë Ushtarake; Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake dje Ndihmës Specialist/Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake.

U gjet një bidon plastik që bashkë me një provë tjetër u dërguan për ekzaminime të mëtejshme. Ende nuk janë konstatuar kultivuesit. Në rrëfimet e tyre, tre ushtarakët e ndaluar insistojnë se e kishin të pamundur të kontrollonin zonën e pyllëzuar, e shtrirë mes Zall Herrit e Kamzës.

Kundër tre ushtarakëve të arrestuar është dhe firmosja e një dokumenti në periudhën qershor-korrik, ku si inspektorë konfirmojnë se nuk kishte bimë të kultivuara në brendësi të repartit. Ky është rasti i pari që në një bazë ushtarake gjenden bimë narkotike të kultivuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE