Videoja e saj bëri xhiron e rrjetit, del rezultati i testit të drogës së kryeministres finlandeze!

vovalbania August 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Videoja e saj bëri xhiron e rrjetit, del rezultati i testit të drogës së kryeministres finlandeze!

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin deklaroi se i ishte nënshtruar testit të drogës, mes kritikave në rritje pas shfaqjes së një videoje në të cilën ajo ishte duke kërcyer në një festë. Të enjten u shfaq një video që tregonte Marin, 36 vjeç, duke kërcyer me disa miq të famshëm në një rezidencë private përpara se të vizitonte dy bare. Disa gazetarë finlandezë pretendojnë se kanë dëgjuar komente për përdorim droge në video.

Pas publikimit të videos, Marin tha se kishte pirë alkool, por nuk ishte në dijeni të ndonjë droge. Ajo theksoi të drejtën e saj për të kaluar kohën e lirë në të njëjtën mënyrë si çdo person tjetër në moshën e saj. Imazhet kanë përçarë kombin, duke ndezur një debat për shfaqjet e Marin në publik.

Testi i drogës, të cilit i është nënshtruar kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, ka rezultuar negativ, bëri të ditur më 22 gusht Qeveria e Finlandës. Më herët, për të shuar të gjitha dyshimet Marin u shpreh se:

Edhe në vitet e adoleshencës nuk kam përdorur asnjë lloj droge. Unë me të vërtetë dëshiroj që njerëzit të mos i pretendojnë këto gjëra pa prova.

Sanna Marin theu shumë barriera që në momentin e parë që u zgjodh kryeministre e Finlandës në vitin 2019 ndërsa ishte ende 34 vjeçe. Vajzë e një çifti femrash ajo u bë liderja më e re botërore dhe kryeministrja e tretë femër në vendin skandinav. Por ndërsa mbështetja për qeverinë e koalicionit të Marin në opinionin finlandez qëndron pozitive, shumë njerëz kanë nisur të diskutojnë me hije dyshimi për figurën e saj, pas videove që kanë dalë ditët e fundit ku ajo shfaqet duke festuar me miqtë pa pasur asnjë lloj kompleksi për postin që mban mbi shpatulla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE