Ndihen të kërcënuar nga njerëzit që vijnë të veshur me rroba banje, nudistët në Spanjë të shqetësuar nisin një fushatë!

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndihen të kërcënuar nga njerëzit që vijnë të veshur me rroba banje, nudistët në Spanjë të shqetësuar nisin një fushatë!

Federata Natyraliste-Nudiste e Katalonjës po lufton kundër fluksit të turistëve që veshin rroba banje në plazhet nudiste, gjë që e bën qëndrimin në plazh të pakëndshëm për nudistët. “Më parë, njerëzit vinin në një plazh nudist dhe ose largoheshin ose hiqnin rrobat e tyre. Tani ata qëndrojnë dhe nuk i heqin rrobat e banjës. Ajo që ata nuk kuptojnë është se ka shumë prej tyre. Është mungesë respekti”,-tha 56-vjeçari Segimon Rovira, një nudist prej shumë kohësh.

Tani Rovira dhe nudistët e tjerë në Katalonjë po rezistojnë me një fushatë për të mbrojtur traditën disa dekadash në rreth 50 plazhe në rajon. “Nudizmi nuk është i ndaluar në Spanjë, mund ta bësh në çdo plazh. Megjithatë, për të mos i shqetësuar njerëzit, ne preferojmë të shkojmë në plazhe që tradicionalisht kanë qenë nudiste dhe ku shumica e njerëzve janë lakuriq. Ne duam që njerëzit ta respektojnë këtë”-tha Rovira, e cila drejton Federatën Natyraliste-Nudiste të Katalonjës.

Shoqata kohët e fundit i dërgoi një letër qeverisë katalanase dhe kërkoi një takim për të adresuar atë që ata e përshkruajtën si diskriminimin me të cilin përballen nudistët në plazhet e Katalonjës. Qëllimi i fushatës është të sigurojë që disa plazhe të vazhdojnë të jenë vende të sigurta për nudistët dhe të ruajë traditën. Ndërkaq, nëse ende nuk keni nisur t’i planifikoni pushimet CNN ju sugjeron disa nga plazhet nudiste që mund të shkoni për të shijuar një aventurë ndryshe. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE