Çfarë është varianti i ri ‘Eris’ i COVID dhe sa shpejt po përhapet?!

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë është varianti i ri ‘Eris’ i COVID dhe sa shpejt po përhapet?!

Infeksionet me COVID dhe shtrimet në spital janë në rritje në të gjithë botën.

Zyrtarët shëndetësorë po vënë në dukje se infektimet janë me koronavirusin EG.5 ose siç njihet ndryshe “Eris”, një nën variant i linjës Omicron që u shfaq fillimisht në nëntor të 2021.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e klasifikoi EG.5, e cila është mbiquajtur nga disa si “Eris”, si një “variant interesi”, duke treguar se duhet të vëzhgohet më nga afër se të tjerët për shkak të mutacioneve që mund ta bëjnë atë më ngjitës ose me simptoma më të rënda.

Megjithatë, OBSH tha për momentin ky variant nuk duket se përbën më shumë kërcënim për shëndetin publik sesa variantet e tjera dhe se “nuk ka asnjë provë për një rritje të ashpërsisë së sëmundjes të lidhur drejtpërdrejt me EG.5”.

EG.5 është gjetur në më shumë se 50 vende që nga 8 gushti, sipas OBSH-së. Është nën varianti më i zakonshëm dhe me rritjen më të shpejtë të COVID-19 në SHBA, dhe Evropë.

Drejtoresha e CDC Dr. Mandy Cohen tha në një intervistë të fundit se ajo pret që vaksinat e reja të jenë gjerësisht të disponueshme deri në javën e tretë ose të katërt të shtatorit.

Cohen nuk iu drejtua në mënyrë specifike variantit “Eris”, por tha se “për momentin ajo që po shohim me ndryshimet në viruse, ata janë ende të ndjeshëm ndaj vaksinës sonë, janë ende të ndjeshëm ndaj ilaçeve tona, ato ende kapen nga testet. Pra, të gjitha mjetet tona ende funksionojnë ndërsa virusi ndryshon.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65712 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE