Po lahej në det, mbytet i moshuari në Vlorë!
vovalbania
August 24, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një 71-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi është mbytur në det. Policia ka njoftuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin “Uji i Ftohtë”, në Lungomaren e Vlorës, ku i moshuari është mbytur aksidentalisht.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës po transportohet në morgun e Vlorës.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 24.08.2022, në plazhin “Uji i Ftohtë”, në Lungomare, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi D. L., 71 vjeç, banues në Fier. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.