Efektivi ndërhyn për të shuar sherrin në Himarë, njëri nga agresorët e plagos me thikë!

vovalbania August 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Efektivi ndërhyn për të shuar sherrin në Himarë, njëri nga agresorët e plagos me thikë!

Ndërhyri për të shuar një sherr mes disa personave, plagoset efektivi në Pilur të Himarës. Mësohet se 28-vjeçari, i cili mban detyrën e inspektorit të policisë së zonës Lukovë ishte jashtë orarit të shërbimit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, një 60 vjeçar e goditi me mjet prerës thikë e për pasojë është në gjendje kritike për jetën. Duke përfituar nga errësira, agresori u largua dhe u shpall në kërkim. Ngjarja ndodhi mbrëmë vonë, rreth orës 23:00.

Një efektiv policie është plagosur me thikë në fshatin Pilur të Himarës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin dhe  në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R.Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Th.M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Shtetasi Th.M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE