Vranësira dhe rreshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme!
vovalbania
August 25, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Deri në mesditë Shqipëria do të mbizotërohet nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonën e ulët, por kalime vranësirash do të ketë në zonat malore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet grumbullim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit ku në zonat veriore dhe qendrore do të jenë në formë shtrëngatash.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C. Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.
- Shkodër 22/34 °C
- Kukës 17/29 °C
- Lezhë 22/33 °C
- Dibër 15/29 °C
- Durrës 20/33 °C
- Tiranë 21/33 °C
- Elbasan 18/34 °C
- Berat 20/32 °C
- Vlorë 20/32 °C
- Korçë 14/27 °C
- Gjirokastër 18/32 °C
- Sarandë 18/32 °C