Vlerat befasuese të koprës për shëndetin e njeriut!

vovalbania August 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vlerat befasuese të koprës për shëndetin e njeriut!

Fijet plot aromë të veçantë të koprës ofrojnë një larmi vlerash shëndetësore si për trurin ashtu edhe për trupin. E gjithë barishtja që nga rrënja e deri tek farat ofron jashtëzakonisht shumë vlera për shëndetin e njeriut. Kopra po shfrytëzohet edhe nga industria kozmetike për prodhimin e sapunëve, parfumeve, detergjentëve, kremërave dhe solucioneve. Fijet e holla të koprës përmbajnë kalçium, mangan, hekur dhe antioksidantë të cilët luftojnë inflamacionin dhe e mbrojnë trupin nga virozat.

Fijet e koprës përbëjnë një kurë natyrale kundër depresionit. Konsumi i tyre në gatim apo si çaj nuk shoqërohet me efekte anësore, falë pasurisë së madhe të fitoushqyesve dhe antioksidantëve. Konsumi i koprës dhe ekstrakti i të gjithë barishtes ka aftësi të jashtëzakonshme për uljen e kolesterolit. Për më tepër, ato përmirësojnë profilin e lipideve, glukozës në gjak dhe enzimat e mëlçisë.

Acidet yndyrore janë burim kryesor i energjisë. Vaji esencial i koprës njihet si një burim i mirë i energjisë por edhe ndihmës për tretjen dhe metabolizmin. Konsumi i rregullt i koprës ju ndihmon të përthithni shumë aminoacide të dobishme. Ekstraktet e koprës janë efikasë në shkatërrimin e baktereve, mykut dhe mikrobeve që dëmtojnë shëndetin e njeriut. Këto vlera përfitohen duke konsumuar koprën rregullisht.

Përbërësit e koprës ndihmojnë molekulat e antioksidantëve të ngjiten me ato të oksiduara që shkaktojnë dëm në trup. Në këtë mënyrë, antioksidantët pengojnë dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE