Do të bëhet sërish baba? Rrëfehet Ilir Shaqiri
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Do të bëhet sërish baba? Rrëfehet Ilir Shaqiri](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08//do-te-behet-serish-baba-rrefehet-ilir-shaqiri.jpg)
I ftuar sot në emisionin ‘Rudina’, Ilir Shaqiri zbuloi se pas dasmës së dytë me Emanuelën, ata shpresojnë që së shpejti të bëhen sërish prindër, kësaj radhe me një djalë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave, Iliri zbuloi planet për zgjerimin e familjes dhe tha se po përpiqen për një bebush.
“Unë shpresoj që kjo të ndodhë dhe për këtë jam duke gjuajtur shumë peshq,” tha duke qeshur Iliri, para se të shtonte, “Të trashëgohemi me një djalë.”
Në fund, i pyetur se si e shikon ai lumturinë e përkryer, balerini tha se e shikon në një shtëpi në Siçili, buzë detit, ndoshta me një djalë që do të ishte shoku i tij, duke peshkuar.
Iliri zbuloi se peshkimi është një nga pasionet e tij më të mëdha, që e ka trashëguar nga i ati.
Burimi: /Class