Vendim i ri, talebanët nuk do t’i lejojnë vajzat të shkollohen as jashtë!

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vendim i ri, talebanët nuk do t’i lejojnë vajzat të shkollohen as jashtë!

Vajzat vijojnë të jenë pre e ligjeve të forta nga ana e talebanëve që kur ata morën pushtetin pas largimit të amerikanëve. Tashmë, një vendim i ri synon t’i izolojë totalisht ato nga shkolla, edhe kur nuk ndodhen në vend. Sipas mediave të huaja, gratë e talebanëve tashmë nuk do të lejohen as të udhëtojnë jashtë vendit dhe të shkollohen në vende të tjera.

Një vendim i ngjashëm ishte marrë dhe më herët në vend, ku shkollat u mbyllën për gratë në mbarë vendin. Gjithashtu, vajzat nuk lejohen të dalin në publik vetëm, në parqe apo aktivitete të tjera që në vende të tjera publike do të ishin mjaft normale. Qeveria talebane i ka ndaluar gratë të vizitojnë parkun kombëtar Band-e-Amir në provincën Bamiyan.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të virtytit dhe vesit të Afganistanit, Mohammad Khaled Hanafi, tha se gratë nuk kishin respektuar hixhabin brenda parkut. Ai u bëri thirrje klerikëve fetarë dhe agjencive të sigurisë që t’i ndalojnë gratë të hyjnë deri sa të gjendet një zgjidhje. Band-e-Amir është një atraksion i rëndësishëm turistik, duke u bërë parku i parë kombëtar i Afganistanit në 2009.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE