Kalaja e Gjirokastrës, më e vizituara në vend!

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kalaja e Gjirokastrës, më e vizituara në vend!

Rritja e shpejtë e numrit të vizitorëve të huaj në vendin tonë, ku në 7 muaj sipas INSTAT 5.2 milionë shtetas hynë në territorin tonë, parasheh një rekord historik deri në fund të vitit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit tregojnë për një rritje me 67% të turistëve në institucionet kulturore në qershor 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjashtëmujori i parë i 2023 shënon një rritje totale me 53% të vizitorëve në institucionet e kulturës krahasuar me të njëjtin 6-mujor të një viti më parë.

Numrin më të madh të vizitorëve e ka Kalaja e Gjirokastrës ndjekur nga Parku Kombëtar i Butrintit dhe Parku Arkeologjik i Shkodrës. Kalanë e Gjirokastrës në 6-mujorin e parë të vitit e kanë vizituar 50.6 mijë vizitorë më shumë se dyfish në raport me të njëjtën periudhë të 2022. I dyti në këtë kategori është Amfiteatri i Durrësit me 9 mijë vizitorë dhe një rritje me 64% në raport me 6-mujorin 2022.

E treta për nga numri i vizitorëve deri në qershor është Kalaja e Porto Palermos. Lidhur me institucionet të kategorizuara si kala e monumente të tjera, Parku i Butrintit është ai që ka vëmendjen më të madhe. Në janar-qershor të paktën 37.2 mijë turistë kanë vizituar këtë park ndërsa nga Parqet Arkeologjike në krye qëndron Parku Arkeologjike i Shkodrës me të paktën 53 mijë vizitorë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE