‘Keni qenë shok banke”, aktorja e njohur shtang Rudina Magjistarin: Është e pabesueshme!
Gjatë intervistës në “Rudina”, aktorja e njohur Oriana Cama habit tej mase moderatoren Rudina Magjistari.
Teksa ajo rrëfen zhvendosjen në Itali, shkak i së cilës ishte edhe njohja me bashkëshortin, zbulon se ky i fundit dhe moderatorja kanë qenë shokë banke.
Ky detaj e lë pa mend Rudina Magjistarin, e cila nuk mundet ta besojë rastësinë, por duket se Oriana ka bërë zgjedhjen e duhur.
Rudina Magjistari: Partneri është shqiptar?
Oriana Cama: Shqiptar. Nuk e di pse mendojnë të gjithë që është italian.
Rudina Magjistari: Prej faktit që jeni zhvendosur direkt atje. Ai jetonte në Shqipëri kur u njohët?
Oriana Cama: Jo, ai ka shumë vite…keni qenë në një klasë, Rudina.
Rudina Magjistari: Vërtet? Duhet ta shoh më mirë në fotografi.
Oriana Cama: Po, te shkolla “Naim Frashëri”, keni qenë në një bankë sepse kur e mori vesh që jam…
Rudina Magjistari: Në Elbasan?
Oriana Cama: Po.
Rudina Magjistari: Vërtet?
Oriana Cama: Kur e mori vesh që jam te emisioni yt, tha “ua Rudina, shoqja ime e klasës”.
Rudina Magjistari: Si e ka emrin?
Oriana Cama: Julian Baxho.
Rudina Magjistari: Uau! Ka ndryshuar aq shumë sa është e pamundur që unë…por është e pabesueshme, çfarë koincidence. Ka qenë djalë shumë i mirë, ke bërë zgjedhje shumë të mirë.