Nje tjeter parashute mbi shtepine e “Big brother vip”, por kesaj here jo per banoret!
Fluturimi i parashutave mbi oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP” është kthyer në një refren. Disa parashuta mbërrijnë çdo ditë me mesazhe të ndryshme për banorët nga fansat apo familjarët e tyre.
Edhe ditën e sotme një parashutë ka fluturuar mbi ambientet e “Top Channel” por këtë herë jo për banorët.
Sara Hoxha, që është bashkëproducente e “Big Brother VIP”, feston sot ditëlindjen dhe stafi e ka surprizuar me një parashutë. Teksa ndodheshin në ambientet e televizionit duke u përgatitur për spektaklin e sotëm parashuta ka flutuaruar sipër tyre duke surprizuar shumë Sarën.
“Gëzuar ditëlindjen Sara! Të duam! Stafi i “Big Brother VIP”- shkruhej në mesazhin drejtuar Sarës. Eduart Grishaj ka ndarë foto me ndjekësit e tij nga surpriza e ëmbël duke shkruar: “Parashuta edhe në gëzimet e stafit!”