Zbulohet konkurrentja e parë e “Love Island”! (Foto)

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet konkurrentja e parë e “Love Island”! (Foto)

Love Island Albania është tashmë gjithmonë e më afër startimit e sakaq detajet e para kanë filluar të bëhen publike.

Pasi u bë me dije se programi dating do të nisë më 3 shtator, faqja zyrtare në Instagram ka zbuluar personazhin e parë që do të marrë pjesë.

Bëhet fjalë për konkurrenten seksi me emrin Ilda, së cilës deri tani i është zbuluar vetëm pamja fizike, pa detaje të tjera.

Kujtojmë se “Love Island” vjen për herë të parë në Shqipëri nga televizioni Klan dhe nga autorja e moderatorja Luana Vjollca.

Tani që numërimi ka nisur mbrapsh, në mediat sociale të programit janë zbuluar edhe këto rregulla të programit:

1. Çiftet flenë në të njëjtin krevat që në natën e parë.

2. Konsumimi i alkoolit është i limituar.

3. “Ishullorët” nuk lejohet ta dinë se sa është ora.

4. Janë 24 orë nën monitorimin e kamerave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64725 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE