Ushqim fantastik për lulet, ja si t’i përdorni gozhdët e ndryshkura!

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ushqim fantastik për lulet, ja si t’i përdorni gozhdët e ndryshkura!

Shëndeti i luleve kërkon një kujdes të shtuar për ushqimet që kanë nevojë herë pas here, sasinë e dritës që i nevojitet apo edhe ajrosja. A e dini se ato kanë nevojë herë pas here edhe për sasi hekuri? Hekuri përmirëson sintezën e klorofilit në bimë dhe lejon të kryhet procesi i duhur i fotosintezës. Kjo është një lëndë që ju mund ta përftoni lehtësisht nga gozhdët e ndryshkura.

Në një enë më 1 litër ujë mund të shtoni një sasi të konsiderueshme gozhdësh të ndryshkura. Duhet ta përzieni mirë dhe ato duhen lënë të veprojnë në ujë për 5 deri në 6 ditë. Çdo ditë përziejeni në mënyrë që ndryshku të shkarkohet më mirë në ujë. Më pas me këtë sasi të përftuar ujitni lulet sipas nevojës së tyre. Ose një mënyrë tjetër është vendosja e një shtrese me gozhdë të ndryshkura në fund të vazos dhe më pas vazhdoni dhe mbilleni lulen si normalisht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65699 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE