Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!
Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Selena Gomez ka mohuar pretendimet se kënga e saj e fundit ‘Single Soon’ është frymëzuar nga lidhja e saj e kaluar me The Weeknd. Këngëtarja 31-vjeçare publikoi këngën dhe videoklipin muzikor shoqërues javën e kaluar, në të cilën shfaqet me një mini fustan mahnitës rozë. Megjithatë, spekulimet u shfaqën shpejt duke sugjeruar se kënga është e lidhur me romancën e saj të kaluar me The Weeknd, me të cilin u takua për rreth nëntë muaj në 2017. Këto thashetheme u përhapën pasi personazhi i Jocelyn, i luajtur nga Lily-Rose Melody Depp, kishte ngjashmëri me jetën e vetë këngëtares. Si pasojë, Gomez komentoi në një postim të Hollywood Life duke thënë se pretendimet për kuptimin e këngës janë krejtësisht të rreme, duke sqaruar se kënga nuk ka të bëjë me The Weeknd.
2. Mund të jetë një nga historitë më befasuese dhe krejt të papritura në këtë moment pasi Julia Roberts po mendon të mbyllë karrierën e saj të aktrimit, në favor të një jete të qetë dhe larg vëmendjes. Duke qenë një nga vajzat më të njohura për pjesën më të madhe të viteve 2000, është e ditur tashmë se Roberts preferon të qëndrojë larg vëmendjes së publikut dhe t’i përkushtohet plotësisht familjes së saj.
3. Jennifer Aniston ka zbuluar një pasion që mund ta kishte kthyer në profesion nëse nuk do të kishte zgjedhur të bëhej aktore. “Më pëlqen të dekoroj shtëpi dhe të krijoj hapësira”, ka rrëfyer 54-vjeçarja “Rachel” nga “Friends”, gjatë një interviste të fundit për “Wall Street Journal”.
4. Fansat e Dua Lipa-s kanë vënë re një gabim që këngëtarja ka bërë teksa ka ‘gatuar’ karkaleca gjatë një feste. Artistja e hitit “New Rules”, ka postuar një video ku qëndronte mbi një skarë duke treguar aftësitë e saj në gatim. Me një pjatë me misër tashmë të gatuar, Dua u pa duke mbajtur një palë darë kuzhine ndërsa i rrotullonte karkalecat në skarë. Megjithatë, fansat ishin të shpejtë për të vënë re se diçka nuk shkonte. Ata filluan të komentonin se videoja ishte ‘inskenuar’ keq vetëm për Instagram dhe se ‘skara nuk ishte as e ndezur’.
5. Aktori i njohur Samuel L. Jackson ka një klauzolë të veçantë që e fut në çdo kontratë që firmos për filmat e rinj. Aktori i famshëm këmbëngul që gjatë periudhës së xhirimeve, çdo dy javë të ketë mundësi që të luajë golf. 74-vjeçari tha ndër të tjera për CNN se:
Duhet të më lejojnë që të luaj dy herë në javë. Më pëlqen golfi sepse është sporti perfekt për një fëmijë të vetëm siç jam unë. E ke vetë të gjithë përgjegjësinë nëse luan keq dhe merr të gjithë meritat nëse luan mirë.