Aksident me vdekje në Konispol, viktima ishte në dasmën e të vëllait!
Aksidentet vazhdojnë të përgjakin rrugët shqiptare, një viktimë e dy të lënduar. Sot rreth orës 06:00 të mëngjesit, një 35-vjeçare humbi jetën në dalje të Konispolit kur makina ku udhëtonte si pasagjere doli jashtë rruge. Bashkëshorti i saj i moshës 43-vjeç e që drejtonte automjetin, mbeti i plagosur. Po ashtu u lëndua dhe një 37-vjeçar, i cili gjithashtu udhëtonte si pasagjer. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave e të shkakut të aksidentit ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:50, ku automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.P., 43 vjeç ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, A.P., 35 vjeçe, bashkëshortja e 43-vjeçarit, banuese në Konispol.
Si dhe ka pësuar dëmtime pasagjeri tjetër në këtë automjet, shtetasi E.G., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.