Parashikimi i motit, kushte të paqëndrueshme/Vranësira e shira!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë verilindore.
Moti parashikohet me kthjellime, si dhe me alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore në lindje e në zonën e jugut, hera-herës do të jenë deri të dendura. Vranësirat e dendura në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpas’hershme me intensitet të ulët deri mesatar.
Reshjet do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave ndërsa në periudha afatshkurtra, në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Pritet mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë intensive me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 3-10 m/s. Përgjatë luginave dhe vijës bregdetare, era tepër intensive fiton shpejtësi deri në 15-22 m/sek. Ka erë problematike përgjatë vijës bregdtetare dhe lugina. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
18/31
Diell re
Kukës
14/27
Re shi diell
Lezhë
17/30
Diell re
Dibër
13/28
Re shi diell
Durrës
18/31
Diell re
Tiranë
19/31
Diell re shi
Elbasan
18/30
Diell re shi
Berat
16/31
Diell re shi
Vlorë
18/29
Diell re shi
Korçë
13/24
Re shi diell
Gjirokastër
14/27
Diell re shi
Sarandë
18/29
Diell re shi