Selia e NATO-s në Bruksel, shtëpia e 90 mijë bletëve!

vovalbania August 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Selia e NATO-s në Bruksel, shtëpia e 90 mijë bletëve!

Që nga prilli i vitit 2020, selia e NATO-s në Bruksel ka qenë shtëpia e koshereve të 90.000 bletëve si pjesë e nismës për ta bërë selinë qendrore të Aleancës më të gjelbër. Çdo vit pranë selisë qendrore të NATO-s prodhohet 25 kg mjaltë dhe stafi që kujdeset për kosheret mund ta marrë në shtëpi mjaltin e prodhuar, por pjesa më e madhe shitet për bamirësi.

Deri më sot, pjesa më e madhe e prodhimit të mjaltit është shitur në Pazarin e Bamirësisë së NATO-s ku përfitojnë projekte të zgjedhura vendore dhe ndërkombëtare. Në prill 2022 u mboll enkas një livadh me lule të egra, ku u mbollën edhe lule autoktone si lulëkuqe. Bletët luajnë një rol jetik në ekosistem, çdo koshere mbulon një rreze prej tre kilometrash, pranë selisë së Aleancës duke kontribuar në biodiversitetin e komunitetet përreth selisë së NATO-s.

Ndërkaq, edhe pse konsiderohet si ushqimi më i shëndetshëm, mjalti mund të jetë i dëmshëm, e në disa raste edhe i rrezikshëm për shëndetin. Specialistët shëndetësorë paralajmërojnë se mjalti, i cili normalisht konsiderohet si një ushqim i shëndetshëm, nuk duhet të teprohet në asnjë rast.

Të rinjtë nuk duhet të marrin më shumë se 2-3 lugë çaji nga ky nektar i ëmbël në ditë dhe personave që vuajnë nga disa sëmundje nuk rekomandohet të marrin më shumë se një lugë gjatë ditës. Personat obezë dhe ata që vuajnë nga diabeti, ateroskleroza apo hipertensioni duhet të kenë kujdes kur konsumojnë mjaltë.

Nutricionistët paralajmërojnë gjithashtu se çdokush mund të jetë alergjik ndaj mjaltit, pavarësisht nga mosha. Ky ushqim përmban acide, ushqime që irritojnë stomakun, ndaj konsumimi i tepërt i mjaltit mund të shkaktojë gastrit, madje edhe ulçerë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE