Jo nga partneri, puthjet më të mira Afërdita Dreshaj i merr nga…
Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.
Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj, ashtu si ka ndodhur dhe ditën e sotme ku ka ndarë me ne një video shumë të ëmbël me vogëlushin e saj. Modelja shfaqet duke puthur Sky në buzë dhe krahas ka shkruar se puthjet më të mira i merr nga engjëlli i saj. Epo, për të besojmë se nuk bëhet xheloz Jakub…
Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale e së fundmi na ka treguar ndryshimin më të ri që ka bërë në ‘look-un’ e saj, pikërisht te flokët. Modelen nuk do ta shohim më me flokët e saj bjonde si jemi mësuar tanimë prej kohësh, por në ngjyrën kafe. Me shaka ajo ka treguar se partneri i saj nuk është dakord për këtë ndryshim, por ai e njeh Afërditën dhe e di që gjithsesi ajo do t’i bënte.