Konkurrentët e “Love Island” kapen me celularë në javën e parë të spektaklit, ja çfarë u zbulua
Love Island Albania, ka nisur ditën e dielën në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës. 11 ishullorë po shijojnë një aventurë ndryshe në vilën e luksoze të dashurisë që është e vendosur në jug të Shqipërisë.
‘Reality show’ më i ndjekur në të gjithë botën, ka bërë zhurmë të madhe edhe në vendin tonë, ku në vetëm 3 ditë numërohen miliona ndjekës.
Vëmendjen kohët e fundit e ka tërhequr përdorimi i herë pas hershëm i telefonave nga ishullorët. Për shumë ndjekës është e paqartë se si ishullorët ë cilët janë të izoluar, ju lejohet të përdorin telefona.
Sqarojmë se telefonat që përdoren nga ishullorët, nuk kanë aksese në internet dhe nuk janë të pajisur me kartë sim dhe ora e vendosur nuk përkon me orën lokale të Shqipërisë.
Ishullorët e përdorin telefonin për të marrë mesazhe nga produksioni, në lidhje me lojërat apo vendimet e rëndësishme që do të merren në vilë.
Ekskluzivisht për ju më poshtë po ju sjellim disa foto që janë bërë nga ishullorët në vilën luksoze të dashurisë.
Sjellim në vëmendje se Love Island Albania transmetohet çdo ditë në Tv Klan në orën 18:20 me episode ditore dhe të shtunën 21:00 LIVE me Luana Vjollcën. Videot e ‘reality show-t’ mund t’i gjeni edhe në YouTube.