Xhoana i ka marrë partnerin mikeshës jashtë reality show-t? Olti Curri i çudit të gjithë në “Love Island”

vovalbania September 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Xhoana i ka marrë partnerin mikeshës jashtë reality show-t? Olti Curri i çudit të gjithë në “Love Island”

Në spektaklin e dashurisë “Love Island”, ka hyrë një konkurrente e re, Xhoana, e cila sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re pasi ka trazuar ekuilibrat brenda vilës së dashurisë.

Mirëpo ajo çfarë iu bëri më shumë përshtypje ishullorëve ishte fakti se Xhoana njihej me një nga vajzat dhe po flasim për Amadean.

Në takimin e saj romantik me Salionin, Xhoana tha se nuk e dinte se ky i fundit ishte çift me shoqen e saj, Amadean. Luana e pyeti se në çfarë marrëdhëniesh ndodhen jashtë vajzat me njëra tjetrën dhe ajo tha se janë distancuar.

Olti ka ndërhyrë dhe ka pyetur Amadean nëse Xhoana ia ka marrë ndonjëherë partnerin, por ka marrë një përgjigje negative. Dalina Buzi, e cila tashmë është në rolin e opinionistes në këtë program, mendon (si shumë të tjerë) se Olti di diçka ndaj edhe i pyet vajzat.

Nuk do ishte edhe çudi nëse shumë shpejt gazetari të nxirte ndonjë provë…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65834 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE