“Kanë studiuar ballkonin tim”, Enca reagon për herë të parë pas arrestimit
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Pas arrestimit, zbulohet deklarata e Encës dhënë në polici](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/09//pas-arrestimit-zbulohet-deklarata-e-ences-dhene-ne-polici.png)
Enca Haxhia ka qenë kryefjalë e mediave në vendin tonë pasi u arrestua javën e kaluar për kultivim kanabisi në shtëpinë e saj.
Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Balcony”, duke gjetur 5 vazo me kanabis në banesën e saj në Lundër.
Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë në polici që është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të u arrestua dhe i dashuri i saj.
Ndërkohë, para disa ditësh Gjykata e Tiranës e ka liruar nga paraburgimi, duke i caktuar masën “detyrim paraqitje”.
Pas lirimit, ajo bëri reagimin e saj të parë në rrjetet sociale ditën e djeshme.
Këngëtarja ka falënderuar të gjithë për mbështetjet që i kanë dhënë në ditët e saj të vështira. Më pas ka postuar dhe një story me një zemër. Ajo nuk ka lënë pa komentuar në mënyrë ironike edhe emrin e operacionit, ‘Balcony’ (Ballkoni)