McGonigal pranoi akuzat e lidhura me Shqipërinë, Basha: Të vërtetën nuk e ndal askush!

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
McGonigal pranoi akuzat e lidhura me Shqipërinë, Basha: Të vërtetën nuk e ndal askush!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas pranimit të akuzave nga Charles McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit në FBI lidhur me Shqipërinë.

Basha shkruan se e vërteta nuk mund të ndalet dhe e cilëson “shpagim” për demokratët që sipas tij “u vunë nën sulme nga Edi Rama dhe nga Sali Berisha”.

Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar. Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha.

Ish-zyrtari i FBI-së, McGonigal u përgjigj me “Po” kur u pyet nëse kishte hetuar një lobist të një partie kundërshtare të Ramës, ndonëse pa emra.

I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor ka “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të lobuar “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”, McGonigal u përgjigj “Po”.

Për këtë lobues, McGonigal mori informacion nga Dorian Duçka, këshilltari jo zyrtar i kryeministrit Rama. Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare. Por, ndonëse me vonesë, më 14 nëntor 2017, Nick Muzin depozitoi në Departamentin e Drejtësisë dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së dhe që më pas u bë subjekt hetimi në Shqipëri për origjinën e parave.

Me kërkesën dhe udhëzimin e McGonigal, më 26 shkurt 2018, zyra e FBI-së në Nju Jork zyrtarisht hap hetime të përqendruara tek lobuesi amerikan. Gjatë seancës McGonigal pranoi se lidhjet dhe kontaktet në Shqipëri i krijoi përmes një mikut të tij, referuar shqiptaro-amerikanit Agron Nezaj. Kjo me synimin për të përgatitur terrenin që pasi të largohej nga FBI-ja, të ndiqte mundësi biznesi e përfitimesh në Shqipëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE