Estetistja 21-vjeçare vdes gjatë operacionit për zmadhimin e gjoksit!
Një 21-vjeçare ka ndërruar jetë në Napoli, pasi ka pësuar një arrest kardiak pas operacionit plastik. Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së Alessia Neboso, estetistes së re 21-vjeçare, e cila vdiq një javë më vonë pas operacionit për zmadhimin e gjoksit.
E reja, me origjinë nga San Pietro, një lagje në periferi të Napolit, u ndje keq pas zmadhimit të gjoksit të kryer në Napoli dhe ndërroi jetë. Familja e së ndjerës të shkatërruar nga dhimbja e humbjes së tmerrshme dhe të parakohshme të vajzës së tyre ka bërë denoncimin dhe kërkon të zbardhet ajo që ka ndodhur. Prokuroria Publike e Napolit ka hapur një hetim për vdekjen e 21-vjeçares.
Janë sekuestruar kartelat mjekësore dhe është urdhëruar autopsia. Alessia ishte afër martesës me të dashurin e saj, një ëndërr që fatkeqësisht u shkatërrua pas tragjedisë. Vdekja e parakohshme e vajzës tronditi të gjithë komunitetin napolitan, veçanërisht në San Pietro a Patierno, lagja nga e kishte origjinën.