Papa Françesku: Emigrantët nuk e pushtojnë Europën!

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Papa Françesku: Emigrantët nuk e pushtojnë Europën!

Papa Françesku deklaroi sot se qeveritë perëndimore duhet të kujdesen më shumë për emigrantët që kalojnë Mesdheun, ndërsa shtoi se “ata që rrezikojnë jetën e tyre në det, nuk janë pushtues, por kërkojnë mirëpritje”.

Gjatë një vizite në qytetin francez të Marsejës, Ati i Shenjtë deklaroi se emigracioni është “realitet i kohës sonë, një proces që përfshin tre kontinente në Mesdhe dhe përgjigja duhet të jetë largpamëse, një përgjigje europiane”.

Deklaratat e numrit një të Kishës Katolike, të bëra para presidentit francez, Emmanuel Macron, qeveria e të cilit planifikon marrjen e masave më të ashpra kundër emigracionit, pasojnë qëndrimet e tij të një dite më parë kur tha se “njerëzit që rrezikojnë të mbyten, duhet të shpëtohen”.

Mënyra si Europa është duke u marrë me numrin e madh të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut është në krye të axhendës politike europiane prej javës së kaluar kur mijëra persona kanë arritur në ishullin italian Lampeduza, brenda pak ditësh.

Papa ka komentuar edhe disa politika të brendshme të Francës, përfshirë projektet e Macronit për vdekje të asistuar e përfshirjen e të drejtës për abort në Kushtetutën e vendit.

Kreu i Selisë së Shenjtë ka paralajmëruar se njerëzit e moshuar rrezikojnë “të flaken tutje, me pretekstin për një vdekje të ëmbël”.

Sa i përket abortit, Papa vuri në dukje se fëmijët e palindur, “refuzohen në emër të një të drejte të rreme për përparim, e cila në fakt është tërheqje për nevojat egoiste të një individi”.

Franca nuk do të mirëpresë asnjë emigrant që shkon në atë shtet nga Lampeduza italiane. Këtë e tha ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin. Deklaratat i bëri pasi ishulli mesdhetar i Lampeduzës ka regjistruar rekord të emigrantëve në ditët e fundit.

Rreth 8 mijë e 500 persona kanë shkuar aty me 199 anije në dy ditë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin.

Kjo situatë e ka shtyrë presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen që të prezantojë planin urgjent të veprimit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE