Presidenti Begaj takohet me Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah i II! Në fokus bashkëpunimi ekonomik!

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti Begaj takohet me Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah i II! Në fokus bashkëpunimi ekonomik!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë vizitës në Nju Jork është takuar edhe me Mbretin e Jordanisë, Madhërinë e Tij Abdullah i II.

Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve si të nevojshëm për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje në sfera të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Begaj dhe Mbreti Abdullah i II u ndalën në veçanti tek mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike me fokus të veçantë turizmin.

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu edhe rolin që ka luajtur deri më tani Jordania për paqen dhe sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65810 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE