BE-ja dënon sulmin në veri të Kosovës, kryediplomati Borrell bën thirrje për vërtetim të fakteve!

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BE-ja dënon sulmin në veri të Kosovës, kryediplomati Borrell bën thirrje për vërtetim të fakteve!

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se Manastiri në Banjskë është “burim i sulmeve me armë zjarri”, ndërsa herët në mëngjes u vra një efektiv dhe u plagos një tjetër në këtë fshat në veri të Kosovës. Sipas Prishtinës, ky sulm udhëhiqet nga njësi të përgatitura që në përbërje kanë mbi 30 persona me uniforma, të maskuar e të pajisur me mjete të blinduara e armë të rënda” që po i mbajnë të rrethuar. Ndërkaq, pas pikëkalimit të Bërnjakut, Kosova mbyll edhe të Jarinjës me Serbinë.

Dioqeza e Rashkë-Prizrenit është e shqetësuar për praninë e personave të armatosur e të maskuar që hynë forcërisht në Manastirin  e Banjskës, duke thyer portën e mbyllur. Ata lëvizin në oborr, nga ku herë pas here dëgjohen të shtëna. Dioqeza dënon ashpër dhunën që ushtrohet në objektin fetar të Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa iu bën thirrje palëve, që sa më parë t’i japin fund konfliktit.

Kryediplomati europian, Josep Borell dënoi ashpër sulmin sipas tij të një “bande të armatosur” kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri.

Të gjitha faktet për sulmin duhet të vërtetohen. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

BE-ja thotë se “më shumë jetë të pafajshmish po rrezikohen nga armiqësitë rreth Manastirit në Banjskë” e kërkon që “këto sulme të ndalen menjëherë”.

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjithashtu dënoi sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri e tha se “dhuna e çfarëdo forme, nuk është e pranueshme”. Në një postim në X, shkruan:

Fajtorët duhet të përballen me drejtësinë! Të gjithë duhet të kthehen në dialog, menjëherë!

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se presidenti serb, Aleksander Vuçiç do t’i drejtohet kombit përmes një fjalimi. Një konferencë e jashtëzakonshme e planifikuar për në orën 14:00 nga shefi i kësaj Zyre, Petar Petkoviç u anulua.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç do të ekspozojë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë e Albin Kurtit, krijuesit të kaosit e ferrit në Kosovë dhe Metohi.

Më herët, kryeministri i Kosovës e dënoi vrasjen e efektivit të policisë, Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit. Ai tha se “sulmi ishte terrorist” e bëri fajtore Serbinë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE