Vranësira dhe luhatje temperaturash, ja si parashikohet moti për sot!

vovalbania August 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vranësira dhe luhatje temperaturash, ja si parashikohet moti për sot!

Orët e para të ditës në Shqipëri do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por pritet që vranësirat të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe pasdites, të cilat do të mund të sjellin rrebeshe të pakta në zonat malore, ndërsa pjesërisht në ultësirën perëndimore do të ketë momente të pakta me pika shiu.

Bregdeti mbetet në pjesën më të madhe me mot të qëndrueshëm, sipas Meteoalb. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Vijojnë masat ajrore të pasuar me lagështi të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin e Kosovës, duke bërë që deri në mesditë të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por sërish orët e mesditës shtojnë vranësirat në vend duke sjellë reshje shiu në territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut paraqitet në ndikimin kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave për gjatë paradites. Parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat të bëhen më të dukshme duke sjell shira në të gjithë Maqedoninë e Veriut, ku herë pas here do të jenë dhe në formën e rrebesheve.

Rajoni dhe Europa

Europa veriore dhe ajo Lindore paraqiten në ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat e dendur të jenë dominante. Po ashtu vijojnë të jenë prezente vranësirat e shpeshta në Europën qendrore duke krijuar mundësi për rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa në ndikimin e motit të qëndrueshëm do të jenë; ishujt britanikë, Gadishulli Iberik si edhe Europa Juglindore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE