I kërkohet të prezantojë ‘Oscars 2023’, mos e humbni përgjigjen e Chris Rock!

vovalbania August 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I kërkohet të prezantojë ‘Oscars 2023’, mos e humbni përgjigjen e Chris Rock!

Për komedianin Chris Rock, rikthimi në Oscars 2023 nuk është një opsion. Komediani 57-vjeçar i tha audiencës në shfaqjen komedi Phoenix së fundmi se atij iu kërkua të merrte pjesë në eventin e vitit të ardhshëm por e refuzoi mundësinë. Ai i tha turmës se kthimi në Oscar do të ishte si rikthimi në skenën e një krimi. Rock gjithashtu tha se atij iu ofrua dhe refuzoi, një reklamë të Super Bowl pas shuplakës.

Rikujtojmë që Will Smith doli në skenë më 27 mars dhe e goditi Rock në “Academy Awards” për shkak të një shakaje që ai bëri me gruan e tij, Jada Pinkett Smith. Në maj, presidenti i ABC i Entertainment, Craig Erich tha për Deadline se ishte i hapur që Rock të kthehej si prezantues vitin e ardhshëm. Zgjedhja, tha ekzekutivi, me siguri do të rriste shikueshmërinë. Rock kishte prezantuar më parë Oscars dy herë, në 2005-ën dhe në 2016-ën. Rikujtojmë, se Çmimet Oscar 2023 do të zhvillohen më 12 mars.

Sjellim në vëmendje se pas disa muajsh ‘reflektimi’ Smith publikoi një video në faqen e tij të njohur në YouTube dhe i kërkoi një ndjesë publike Rock. Megjithatë, një burim zbuloi për ‘Entertainment Tonight’ se Chris Rock nuk ka në plan të flasë me Will Smith. Burimi pohoi se ndërsa ylli i “King Richard” nuk do të donte asgjë më shumë se aktori i “Grown Ups” të pranonte publikisht faljen e tij, Smith do t’i duhet që ta presë atë:

Chris nuk ka plane të kontaktojë me Will.

Për më tepër, burimi theksoi se koha e kërkimit të faljes së Will është më shumë për interesin e tij më të mirë sesa të Rock. Ndërkaq, Willow, vajza e Jada Pinkett Smith dhe Will Smith, ka komentuar për herë të parë incidentin që i ati shkaktoi në Oscars kur goditi komedianin Chris Rock, për një shaka lidhur me Jada-n. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65790 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE