Mot i qëndrueshëm në vend, dominojnë kthjellimet!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të relativisht të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mesditës dhe pasdites, në relievet kodrinore-malore të vendit e kryesisht në jug dhe lindje ka alternime vranësirash që hera-herës janë deri të dendura. Këto vranësira në relievet malore në jug do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
17/27
Diell
Kukës
13/26
Diell re
Lezhë
20/28
Diell
Dibër
11/23
Diell re
Durrës
18/30
Diell
Tiranë
17/30
Diell re
Elbasan
16/33
Diell re
Berat
15/31
Diell re
Vlorë
17/29
Diell re shi
Korçë
12/23
Diell re shi
Gjirokastër
13/30
Diell re shi
Sarandë
17/27
Diell re