Agron Llakaj thumbon ‘aktorët’ e TikTok-ut: “Budallai është bërë i pari…”
E thënë bindshëm se është një nga aktorët më të mirë e të dashur të publikut shqiptar, humori i të cilit është ‘përqafuar’ nga shumë breza dhe vazhdon ende të ndiqet me dëshirë të madhe.
Agron LLakaj asnjëherë nuk ka zhgënjyer me rolet e tij, i cili përmes humorit ka sjellë me ‘pikë e presje’ situata e personazhe që shumëkush i has në përditshmëri.
I ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites në “Vizion Plus”, teksa u pyet për aktrimin dhe faktin se sot ka platforma si Tik- Tok, të cilin shumica e njerëzve e përdorin të shprehin talentet e tyre po ashtu edhe aktrimin, aktori i madh i humorit e paralelizoi këtë fenomen me një batutë.
“Budallain në fshat se njihte njeri, doli Facebook-u, Tik- tok-u dhe Instagrami dhe budallai është bërë i pari fshatit. Dhe unë kam një personazh aty në Al- Pazar që thotë: ‘Çfarë ka ky të veçantë?, e thotë ‘Po ky është budalla mo ç’ thua’, dhe të jesh budalla sot është titull”- u shpreh Agron Llakaj.