Dënohet me burgim të përjetshëm nëna vegane, djali i saj ndërroi jetë nga kequshqyerja!

vovalbania August 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dënohet me burgim të përjetshëm nëna vegane, djali i saj ndërroi jetë nga kequshqyerja!

Një grua vegane është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi djali i saj i vogël ndërroi jetë nga kequshqyerja. 39-vjeçarja Sheila O’Leary, e cila ndiqte një dietë shumë strikte vegane, u shpall fajtore për 6 akuza që rëndonin mbi të, mes të cilave vrasje e shkallës së parë dhe abuzim me fëmijët.

Pasi u shpall vendimi nga gjykata e Floridës, gruaja nuk tha asgjë përpara gjykatës. Ndërkohë, edhe bashkëshorti i saj, Ryan Patrick O’Leary, është në burg dhe po pret gjykimin e tij. Djali i saj 18-muajsh peshonte vetëm 7,7 kg kur vdiq, në vitin 2019. 39-vjeçarja Sheila O’Leary e ushqente fëmijën e saj vetëm me fruta, perime dhe qumësht gjiri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE