Dikur u shpreh se do t’i hidhte në gjyq, si e rregulloi Fifi marrëdhënien me Top Channel?
Pas daljes së bujshme nga “Big Brother VIP”, Fifi nuk i kishte aspak mirë marrëdhëniet me Top Channel.
Kjo për shkak se në promon e programit ishte vendosur sërish momenti kur Fifit i binte të fiktë, një moment ky që e bëri të përballej me një urrjetje të madhe nga ana e publikut.
Asokohe këngëtarja iu drejtua TCH se është duke i shkatërruar jetën e madje u shpreh se do t’i hidhte në gjyq.
Ama tashmë që koha ka kaluar, duket se mosmarrëveshjet mes palëve janë sheshuar.
Fifi do të jetë një nga konkurrentet pjesmarrëse në “Dancing with the stars”, e teksa u pyet së fundmi për konfliktin me TCH, ajo tha:
“Ne jemi njerëz, janë disa gjëra që nuk duhet të fliten pasi kanë kaluar. Ka qenë një moment i imi shumë emotiv kur e kam pa skenën time. Unë jam edhe një njeri impulsiv, reagoj kur diçka nuk më pëlqen. Por shyqyr që jemi të rritur dhe i kemi lënë pas këto gjëra,”-u shpreh Fifi për “Më Lër të Flas”.