Shqipëria dënon sulmin terrorist në Turqi/Kryeministri Rama: Akt i neveritshëm!

vovalbania October 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria dënon sulmin terrorist në Turqi/Kryeministri Rama: Akt i neveritshëm!

Shqipëria dënon sulmin terrorist në qendër të Ankarasë, në zonën e institucioneve kryesore të Turqisë. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj tha se “të tilla akte terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar e bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne”.

Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur nga radhët e forcave të policisë turke. Shpreh solidaritetin tim të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave, të cilat sjellin shqetësim dhe kaos për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë.

Me dënimin e sulmit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, theksoi edhe se “Shqipëria ka qenë e mbetet aleate e denjë e partnerëve strategjikë, në luftën kundër terroristëve dhe terrorizmit”.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh popullit turk, Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë dhe Presidentit të saj, z. Numan Kurtulmuş, solidaritetin dhe dënimin e ashpër ndaj sulmit terrorist në Ankara.

Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet një aleate e denjë e partnerëve tanë strategjikë në luftën kundër terroristëve e terrorizmit, si një rrezik për lirinë, demokracinë, sigurinë dhe paqen.

Për kryeministrin Edi Rama, sulmi terrorist në Ankara është akt i neveritshëm frikacak, që Shqipëria e dënon ashpër. Në një postim në X, shefi i qeverisë shkruan:

Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit.

Ministria për Punët e Jashtme nënvizoi solidaritetin e plotë me Turqinë, duke refuzuar çdo formë të dhunës terroriste.

Mendimet tona janë me të lënduarit, teksa i urojmë atyre shërim të shpejtë!

Opozita, gjithashtu u bashkua me dënimin e atentatit.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya informoi për një sulm me bombë në hyrje të dikasterit që drejton. Sipas tij, u përfshinë dy “terroristë”, njëri hodhi veten në erë, tjetri u neutralizua. Dy oficerë policie u plagosën lehtë në një shkëmbim zjarri që pasoi.  Shpërthimi ndodhi vetëm disa qindra metra larg hyrjes së Parlamentit që mblidhet sot, për herë të parë pas pushimeve të verës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65711 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE