Ushtria e Serbisë mohon se planifikoi aneksimin e veriut të Kosovës!

vovalbania October 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ushtria e Serbisë mohon se planifikoi aneksimin e veriut të Kosovës!

Beogradi zyrtar i mohon akuzat e Prishtinës. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviç, i hodhi poshtë deklaratat e autoriteteve të Kosovës se përmes sulmit në Banjskë të komunës së Zveçanit, Serbia ka synuar aneksimin e veriut.

“Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra”, – tha Mojsilloviç në një konferencë për gazetarët në Beograd. “I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga Prishtina”, – theksoi ai. Po ashtu, Mojsilloviç e mohoi se Radoiçiç ka marrë pjesë në stërvitje në bazën “Pasulanske Livade”, në afërsi të Jagodinës, në Serbinë qendrore.

Milan Radoiçiç nuk ka marrë pjesë në stërvitjet në “Pasulanske Livade” dhe nuk ka gjuajtur asnjë plumb, nuk ka gjuajtur asnjë granatë. Në disa raste, ai është ftuar në stërvitje, por nuk është përgjigjur. Se çfarë bën Radoiçiç në pronën private, nuk është çështje e ushtrisë serbe.

Që nga viti 2021, persona nga Kosova dhe Metohia janë ftuar në stërvitje të rregullta të rezervistëve të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Por, një numër shumë i vogël, rreth 19%  i rezervistëve nga Kosova u përgjigjet thirrjeve për stërvitje ushtarake.

Në “Pasulanske Livade” ka pasur stërvitje me njësi të ndryshme rezervistësh nga zona po të ndryshme të Serbisë e ka pasur njerëz edhe nga Kosova dhe Metohia.

Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ritheksoi qëndrimin e shprehur dje nga ministri Sveçla se sulmi terrorist i Banjskës, më 24 shtator ishte plan për aneksimin e veriut. Ndërkaq, me kërkesë të KFOR-it, Britania e Madhe do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, pas sulmit vdekjeprurës ndaj policisë më 24 shtator, në veri.

Ditët në vijim, Ministria britanike e Mbrojtjes do të zhvendosë rreth 200 forca shtesë në kontigjentin me aktualisht 400 ushtarë britanikë në Kosovë e ku situata mbetet e tensionuar, sidomos në veriun me shumicë serbe. Tensionet kulmuan më 24 shtator.
 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE