Takimi i ministrave të jashtëm të BE-së; Paralajmërohet Rusia!

vovalbania October 02, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Takimi i ministrave të jashtëm të BE-së; Paralajmërohet Rusia!

Kjo është hera e parë që asambleja është mbajtur jashtë bllokut evropian. Ukraina nuk është anëtare, por e synon hyrjen në BE.

Mbledhja u mbajt një ditë pas vendimit buxhetor të Shteteve të Bashkuara i cili përjashtoi fondet ushtarake për Ukrainën.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, e ka përshkruar luftën në Ukrainë si “krizë ekzistenciale”.

“Ndoshta nuk ka qenë kështu për këdo në botë, ama për ne Europianët, lejomëni ta përsëris, është kërcënim ekzistencial”, u shpreh Borrell gjatë mbledhjes të së hënës. “Kjo është arsyeja pse duhet të vazhdojmë t’ju mbështesim e të vijojmë diskutimet me miqtë e aleatët tanë amerikanë që ata të bëjnë të njëjtën gjë”.

Bashkimi Evropian ndërkohë ka deklaruar më shumë se 70 miliard euro ndihmë civile e ushtarake për Ukrainën, caktuar të mbërrijnë në ditët në vijim.

Borrel ka thënë se “qëndrueshmëria e parashikueshmëria” janë kriteret drejt së cilave synon blloku evropian sa i përket mbështetjes ushtarake. Ai gjithashtu thekson faktin se shtetet anëtare do të vazhdojnë të votojnë pro mbështetjes e sanksioneve.

Ndërkohë, ministrja e jashtme franceze, Catherinne Colonna, e përshkroi mbledhjen e së hënës si “demonstrim i vendosmërisë e mbështetjes sonë afatgjatë ndaj Ukrainës, deri ajo të arrijë fitoren”. “Është gjithashtu një kumt për Rusinë që të mos i varë shpresat në “lodhjen” tonë. Do të jemi këtu për një kohë të gjatë”,- shtoi ajo.

Vendimi buxhetor amerikan, një masë e përkohshme, nuk përfshiu 6 miliardë dollarë si ndihmë ushtarake për Kievin, por presidenti Joe Biden, i cili ndërkohë ka miratuar rreth 46 miliardë dollarë në ndihma që kur Rusia u lëshua në sulm të gjerë vitin e kaluar, tha se Kievi mund të mbështetej tek ndihma e Amerikës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE