Paralajmëruan për një dasmë, Venera Lumani dhe Lind Islami martohen këtë javë!
Çifti i njohur, Venera dhe Lindi, janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndajnë me ndjekësit e tyre detaje nga jeta personale dhe profesionale. Para pak muajsh, u përfol se ata do të kurorëzonin dashurinë e tyre në verë, por si duket kanë preferuar stinën e vjeshtës.
Sipas një burimi nga revista “Who”, është zbuluar se dasma do të jetë këtë fundjavë, më datë 7 tetor. Ceremonia do të zhvillohet në mjediset e një hoteli në bregdet, por asnjë nga artistët nuk ka bërë ende publike ndonjë detaj.
Kujtojmë që para pak kohësh, gjatë emisionit “Ftesë në 5” Venera ka shprehur pak nga planet e saj rreth dasmës.
“Fund shtatori, fillim tetori do bëjmë diçka të vogël që me siguri do të bëhet e madhe”- u shpreh Venera në emisionin “Ftesë në 5”.
Së fundmi në “Ftesë në 5” në Top Channel janë zbuluar disa intervista të bëra gjatë dasmës dhe një ndër to ka qenë dhe me Venera Lumanin dhe Lind Islamin, një nga çiftet më të dashura për publikun dhe ndër artistët më të talentuar. Ata dhanë urimet e tyre për Klean dhe Elgitit, por gjithashtu zbuluan detaje nga ceremonia e tyre e ardhshme që me sa duket do të jetë shumë shpejt…