Ndahet nga jeta Mikhail Gorbachev, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik!
Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev ka ndërruar jetë në Moskë, në moshën 92-vjeçare. Lajmi është njoftuar nga agjencia ruse Interfax. Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Gorbaçov ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë.
Ai është vlerësuar për rolin e tij në bashkimin e vendit, ndonëse në Rusi figura e tij është diskutuar vazhdimisht. Me zgjedhjen president i BRSS më 14 mars 1990, Gorbaçov iu përmbajt kursit të reformave për liberalizim duke i hapur kështu rrugën ndryshimeve në Bashkimin Sovjetik e gjithashtu edhe ndryshimeve në të gjithë bllokun lindor. Ai u tërhoq nga posti i presidentit të Bashkimit Sovjetik më 1991 dhe pas kthesës në vitin 1992 ai themeloi fondacionin e tij Gorbaçov.
Gorbachev është i njohur për përfundimin e Luftës së Ftohtë pa gjakderdhje, por nuk arriti të parandalonte shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Ai bëri marrëveshje për reduktimin e armëve me SHBA-në dhe partneritete me fuqitë perëndimore për të hequr perden e hekurt që ndante Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore dhe për të sjellë ribashkimin e Gjermanisë.
Kur protestat pro-demokracisë përfshinë vendet e bllokut sovjetik të Evropës Lindore komuniste në vitin 1989, ai u përmbajt nga përdorimi i forcës. Sjellja e tij ishte ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm të Kremlinit, të cilët dërguan tanke për të shtypur kryengritjet në Hungari në 1956 dhe Çekosllovaki në 1968. Por demonstratat nxitën aspiratat për autonomi në 15 republikat e Bashkimit Sovjetik, të cilat u shpërbënë gjatë dy viteve të ardhshme.