E rëndë në Tiranë, fëmija 3-vjeç ra në koma e humbi jetën pas kthimit nga dentisti/Vijojnë hetimet!

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë në Tiranë, fëmija 3-vjeç ra në koma e humbi jetën pas kthimit nga dentisti/Vijojnë hetimet!

Ngjarje e rëndë në Tiranë, një fëmijë vetëm 3-vjeç humbi jetën pasi iu nënshtrua mjekimit të dhëmbëve në një dentist, për të cilin u referuan materialet në Prokurorinë e kryeqytetit për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”. Babai i të miturit bëri kallëzim pasi fëmija shfaqi komplikacione të menjëhershme kur doli nga klinika private e pas tre ditësh ndërroi jetë në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B.S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas tre ditësh, ka humbur jetën, në spital.

Mësohet se policia mori në pyetje mjekun e personelin e klinikës që deklaruan se narkoza u dha në sasinë e duhur. Burime të cituara nga mediat thanë se për shkak të numrit të lartë të dhëmbëve e dhëmballëve që duhej të trajtoheshin,  u vendos të ndërhyhej me narkozë.

Edhe kur përfundoi ndërhyrja, fëmija nuk është zgjuar e mësohet se mjeku u tha prindërve të kthehen në shtëpi se do të zgjohet, çka nuk ndodhi. Të alarmuar, prindërit telefonuan klinikën e sipas tyre, nuk iu hapën telefonin. Më pas e dërguan fëmijën në Pediatri ku qëndroi dy ditë në gjendje kome, para se të ndërronte jetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE