Gabimet që duhet të shmangni kur mobiloni tualetin e shtëpisë!

vovalbania August 31, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Gabimet që duhet të shmangni kur mobiloni tualetin e shtëpisë!

Tualeti është një nga dhomat e shtëpisë që vitet e fundit i është nënshtruar shumë ndryshimeve. Një herë e një kohë konsiderohej si dhomë shërbimesh, ndërkohë që sot është bërë një zonë relaksi dhe pothuajse SPA. Për këtë arsye markat e arredimit për tualete kanë vendosur të zhvillohen duke u bërë më praktike dhe funksionale, si dhe duke ofruar mobilje për gustot dhe nevojat e të gjithëve.

Zbuloni disa gabime që nuk duhen bërë në mënyrë që të shfrytëzoni maksimalisht tualetin që keni:

1.Lënia pas dore e fazës së projektimit

Një nga gabimet që nuk duhet të bëjmë është lënia pas dore e fazës së projektimit. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se sa hapësirë kemi, për të zgjedhur në mënyrë të saktë sanitaret, mobiljet, dushin apo vaskën. Një sistemim rastësor mund të prishë gjithë cilësinë.

2.Zgjedhja e mobiljeve të mëdha

Për të arreduar një tualet me përmasa të vogla, duhe evituar patjetër mobiljet e mëdha. Nëse hapësira është e reduktuar, mobiljet e mëdha nuk do të ishin të rehatshme. Lavamani i madh për shembull përdoret dhe këshillohet vetëm për tualete të mëdha, mos e merrni nëse nuk keni një të tillë.

3.Ngjyra shumë të ndezura

Një tjetër gabim që nuk duhet bërë është zgjedhja e ngjyrave shumë të forta. Ngjyra mund të jetë pika dalluese e gjithë tualetit prandaj është e rëndësishme të zgjedhim tonalitetet sipas një kriteri të saktë, duke alternuar ngjyra neutrale dhe të forta.

4.Mbulimi i dritës natyrale

Drita natyrale luan një rol të rëndësishëm në arredimin e tualeteve. Mundohuni të mos mbuloni drtitën natyrale me perde apo mobilje ose objekte dekorative. Nëse keni një tualet pa dritare atëherë duhet të keni kujdes me ndriçimin.

5.Nuk i jepni rëndësi aksesorëve

Si dhomat e tjera të shtëpisë dhe tualeti ka nevojë për dekorime dhe për aksesorë për ta personalizuar. Është e rëndësishme të zjedhim mbajtëse, rafte apo aksesorë në linjë më stilin e zgjedhur më parë.

Ndërkaq, askujt nuk i pëlqen të merret me një tualet të bllokuar, kështu që më mirë tregohuni më të kujdesshëm me ato që hidhni në tualet. Kushdo që ka përvojë në mirëmbajtjen e hidraulikës dhe kanalizimeve do t’ju këshillojë që pecetat e lagura, të cilat nuk prishen aq lehtë në linjat e kanalizimeve si letra e zakonshme e higjienës, janë në fakt shkaku kryesor i bllokimit të kanalizimeve që mund të shkaktojnë dhimbje koke për pronarët e shtëpive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE