Revokoi ratifikimin e traktatit, Kremlini: Vendimi nuk do të thotë se Rusia do të testojë armë bërthamore!
Rusia ka treguar se dëshiron të lëvizë shpejt për të anuluar ratifikimin e një traktati që ndalon testimin bërthamor në nivel global.
Udhëheqësi rus, Vladimir Putin deklaroi se Moska “teorikisht” do të ndjekë hapat e SHBA-së, e cila është nënshkruar traktatin, por nuk e ka ratifikuar atë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë idenë se Rusia po ndërmerr hapin për të rifilluar testimin e armëve bërthamore.
Sipas Peskov, në vend të kësaj vendimi është marrë që të arrihet një “emërues i përbashkët” me SHBA.
“Kjo nuk përbën një deklaratë të synimit për të kryer teste bërthamore“- u tha ai gazetarëve, pavarësisht nga fakti që Vladimir Putin e kishte sinjalizuar këtë mundësi në komentet e një grupi kërkimor dje në Soçi.
Arsenali bërthamor i Rusisë është më i madhi në botë, me vendin që aktualisht ruan rreth 5,889 koka bërthamore, krahasuar me 5,244 në SHBA dhe 410 në Kinë.