“Qofsh e bardhë siç ke emrin”/ Pak para nisjes së spektaklit, Bora Zemani merr urimin e veçantë
Bora Zemani, një ndër moderatoret shqiptare më të komentuara dhe të pëlqyera nga publiku, ka marrë mbrëmjen e sotme një urim të veçantë nga babi i saj, para pak nisjes së “DWTS”.
Në një postim në “InstaStory”, Bora ka ndarë urimin e marrë nga babai i saj, ndërsa ky i fundit i saj i ka uruar suksese në natën e parë të spektaklit, tek shkruan ndër të tjera “qofsh e bardhë dhe e mbarë në jetë të jetëve ashtu siç e ke emrin shpirti im”.
“Borushe shpirti dhe rrahja e zemrës time, Çeçua të uron suksese dhe mbarësi në fillimin e sezonit të dytë, të cilin padyshim e drejton me profesionalizmin tënd të padiskutueshëm. Mbarësi sonte në natën e parë dhe qofsh e bardhe dhe e marë në jetë të jetëve ashu siç e ke emrin shpirti im. Të dua, suksese dhe të puth shpirti im”, shkruan ai.
Ky është sezoni i dytë që Bora do të moderojë spektaklin e vallëzimit. Këtë vit në juri janë: Ilir Shaqiri, Lori Bala, Valbona Selimllari dhe Olta Gixhari.
Ndërkohë që pjesëmarrës janë Filloreta Raçi – Fifi, Irgen Cela, Xhuli Nura, Ronaldo Sharka, Ina Kollçaku, Eni Shehu, Armaldo Kllogjeri, Sara Karaj, Enxhi Nasufi etj.