Momenti kur Luiz Ejlli thirret në skenën e DWTS dhe injoron Oltën, ja reagimi i saj

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Momenti kur Luiz Ejlli thirret në skenën e DWTS dhe injoron Oltën, ja reagimi i saj

Një ndër të ftuarit e kësaj mbrëmje të parë të “Dancing with the stars” ishte edhe këngëtari Luiz Ejlli.

Mes performancave elektrizuese të konkurrentëve, Luizi na dhuroi një performancë ndryshe tek këndoi kolonën zanore të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Ndërkohë, kjo performancë e tij u shoqërua me kërcimin e fituesve të sezonit të kaluar, Sara Hoxha dhe Luixhino.

E me këtë rast, në skenë u bashkangjitën edhe Olta Gixhari me Eni Shehun dhe Reoerd Toçe për të folur rreth filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Mirëpo, ajo çka u vu re ishte ftohtësia mes Luizit dhe Oltës.

Përveçse nuk pati asnjë komunikim mes tyre, Luizi madje hodhi një thumb tek ftoi publikun të shihnin premierën e filmit.

Ai u shpreh se të gjithë duhet të vijnë të kënaqen duke parë premierën dhe t’i lënë hatërmbetjet anash, “për momentin sepse më pas do merren sërish me to”, ashtu siç u shpreh ai.

Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës e ka ‘zanafillën’ që nga sheshi i xhirimit ku përflitet se ka patur përplasje të forta.

Dyshja praktikisht nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”, si për t’i vënë vulën këtij raporti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE