Liderët e BE-së miratojnë Deklaratën e Granadës për zgjerimin e bllokut!

vovalbania October 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Liderët e BE-së miratojnë Deklaratën e Granadës për zgjerimin e bllokut!

U miratua Deklarata e Granadës që përfshin përkushtimin e BE-së për zgjerim, si dhe ftesën për vendet kandidate. Gjatë dy ditëve në Granadë të Spanjës, liderët biseduan për çështjet më sfiduese për Unionin, si emigracioni, zgjerimi e gjeopolitika. Gjithashtu u fol për Kosovën.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se tani duhet të diskutohet në hollësi rreth sfidave për të identifikuar prioritetet që duhet të zgjidhen për të ardhmen e përbashkët. Muajt e fundit ka një rritje të numrit të emigrantëve në BE, por pavarësisht përparimit të arritur në negociatat për një reformë, emigracioni mbetet temë që shkakton ndasi të thella brenda bllokut europian.

Në qershor, liderët e BE-së nuk ranë dakord për një deklaratë të përbashkët për emigracionin. Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, Moldavia dhe Gjeorgjia kanë aplikuar për anëtarësim në BE, duke e rritur në 10 numrin e vendeve që synojnë bllokun europian.

Shumë liderë të BE-së, përfshirë presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, thanë se “edhe BE-ja, edhe vendet kandidate duhet të kryejnë pjesën e tyre të punës”.

Disa liderë vunë në dukje se viti 2030, të cilin Michel e përmendi si afat për t’u bërë gati për zgjerimin, është shtytje e mirë politike. Të tjerë e shohin si shumë të largët, si dhe ka nga ata që e konsiderojnë shumë të shpejtë.

Të pyetur për vendime konkrete rreth zgjerimit, liderët e BE-së thanë se kjo do të varet nga raportet e progresit që Komisioni Europian do t’i publikojë në fillim të muajit nëntor.

Duke parë drejt një bashkësie më të zgjeruar si BE-ja, edhe vendet e ardhshme anëtare duhet të bëhen gati. Vendet aspirante duhet të përshpejtojnë punën në reforma, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, në përputhje me zgjerimin sipas parimit të meritave individuale e me ndihmën e BE-së. Paralelisht, BE-ja duhet të vendosë themelet për t’u bërë gati për zgjerim. Ne do të paraqesim ambiciet tona afatgjata e mënyrën si t’i arrijmë ato.

Në Granada u diskutuan edhe prioritetet strategjike të bllokut për të ardhmen, përfshirë kapacitetet në mbrojtje, sigurinë energjetike, përgjigjen kolektive ndaj krizës klimatike dhe pavarësinë ekonomike të 27 vendeve anëtare.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65801 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE