Për ju vajza që jeni në panik pasi menstrucionet janë vonuar dhe nuk jeni shtatzënë…
Menstruacionet nuk janë duke ardhur dhe përpos kësaj nuk jeni as shtatzënë. Mos krijoni panik dhe mos u shqetësoni. Pavarësisht nëse menstruacionet ndodhin çdo muaj në ditën e saktë apo me luhatje të vogla, sapo vonohen, shumë gra mendojnë se janë shtatzënë. Paniku ndodh nëse e dinë se nuk janë shtatzënë. Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në ciklin e një gruaje. Stresi dhe gripi mund të bëjnë që të mos keni menstruacione për një kohë të shkurtër.
Këto janë disa nga arsyet e mungesës së menstruacioneve që nuk nënkuptojnë praninë e njëkohshme të një problemi të rëndë shëndetësor. Luhatjet hormonale janë një nga shkaqet më të zakonshme të vonesës së menstruacioneve. Për shembull, mungesa e hormoneve femërore ose një tepricë e hormoneve mashkullore mund të çojë në mungesën e menstruacioneve. Ka shumë arsye të mundshme pse ndodh ky çekuilibër për shembull, sëmundje autoimune ose ndryshime në vezore. Për këtë mund të jenë përgjegjës hormonet e tjera, të cilat në shikim të parë nuk kanë lidhje me ciklin. Hormonet tiroide luajnë një rol veçanërisht të rëndësishëm.
Përdorimi i parregullt i pilulave kontraceptive është një nga shkaqet e mungesës së ciklit. Nëse e ndaloni marrjen e pilulës, i duhet pak kohë trupit që të kthehet në ciklin e tij natyror. Kjo ndonjëherë mund të zgjasë më shumë se një vit. Stresi mund të jetë një shkas për mungesën e periodave. Psikika ka një ndikim të madh në proceset në trupin tonë. Stresi në punë, problemet familjare, shqetësimet dhe frika veprojnë mbi hormonet që ndikojnë në ciklin.
Menstruacionet ndalojnë nëse rutina jonë e përditshme ndryshon shpesh. Luhatjet e peshës trupore ndikojnë në cikël, veçanërisht nëse humbni shumë peshë. Edhe këtu trupi reagon dhe në fund të fundit mungesa e peshës trupore nuk është një bazë e mirë për një shtatzëni të shëndetshme. Infeksionet janë shkaktarë të mungesës së menstruacioneve, nëse keni qenë të sëmurë në mes të ciklit, mund t’ju vonojë pak periodat. Sportet janë gjithashtu shkaku i periodave të parregullta. Kjo për shkak të kërkesave ekstreme fizike që rëndojnë trupin dhe mund të shkaktojnë ndërprerjen e menstruacioneve.