“Në kuadër të dashurisë” vjen aty ku ju jeni, ja qytetet se ku do të shfaqet filmi deri më tani!

vovalbania October 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Në kuadër të dashurisë” vjen aty ku ju jeni, ja qytetet se ku do të shfaqet filmi deri më tani!

Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films mbajtur pak netë më parë në Pallatin e Kongreseve” bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq, aty ku yjet e kësaj premiere parakaluan njëri pas tjetrit, ndërsa bënë edhe fotografi me fansat e tyre.

Për ata që nuk mundën ta shikonin natën e premierës së madhe, “Në kuadër të dashurisë” jepet edhe sot në Pallatin e Kongreseve. Po ashtu ditën e djeshme u mbajt dhe premiera në Cineplexx tek qëndra tregtare TEG. Po ashtu nga data 10 Tetor, “Në kuadër të dashurisë”, shfaqet në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë.

Pas një premiere mjaft të suksesshme dhe një mbrëmje spektakolare në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, “Në kuadër të dashurisë” tashmë shkon në qytetin e Korçës. Në datat 13-14-15 Tetor, filmi i shumëpritur vjen në Teatrin e Korçës, në qytetin ku u zhvillua dhe pjesa më e madhe e skenave. Numri i telefonit i teatrit ku mund të bëni rezervimet për biletat, është +355699115131. Ndërsa orari i biletarisë është 09:00 – 13:00 dhe 17:00 – 19:00.

Po ashtu, filmi juaj më i dashur tani vjen dhe në Shkodër. Në datë 16 do të mbahet premiera në këtë qytet dhe nga dat 17 Tetor, “Në kuadër të dashurisë” fillojnë shfaqjet e filmit në Kinema Millenium Shkodër. Biletat do të jenë shitje vetëm në sportel, dhe për më shumë informacion mund të kontaktoni në 022244916.

Nga ana tjetër “Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet dhe në Kosovë. Të gjithë qytetarët në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, nga data 18 Tetor do të mund ta ndjekin filmin në kinematë Cineplexx, Cinestar, Cinemarine, Kino Hyrije Hana.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE