Theu krahun, Saimir Korreshi zbulon nëse do të vazhdojë DWTS
Deputeti i njohur i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, nuk e pati aspak të lehtë nisjen e aventurës së tij në “Dancing with the stars”. Që javën e dytë ai theu krahun duke vënë në pikëpyetje vijimin e rrugëtimit të tij në program.
I ftuar në Top Albania Radio ai ka zbuluar se si ka ndodhur i gjithë incidenti duke shpjeguar se:
“Më zuri shalqiri me thënë të drejtën. Në momentin që bie shalqiri aty bie edhe unë si thes me patate dhe nuk mbajtja dot peshën e trupit tim.”
Në momentin që performanca e tij mbaroi partnerja e tij e kërcimit i pasoi shalqirin mirëpo ai nuk arriti dot ta mbante në krahë dhe u rrëzua.
A do të vazhdojë konkurrimin e tij ai në “Dancing With The Stars”?
“Dëmtimi është goxha serioz, është një thyerje goxha e kockës pjesa e poshtme e parakrahut, fundi ngjitur me bërrylin. Është një çarje, një plasaritje goxha e madhe por pjesa tjetër do të vazhdojmë akoma spektaklin.”