Përplasje në DWTS, Ina Kollçaku debaton me Ilir Shaqirin: S’jemi në BBV
Performancën e parë e bëri si një police trafiku, por sot Ina Kollçaku erdhi më sensuale se kurrë me një tango.
Por, pas kërcimit, fokusi shkoi te konflikti me Eltionit dhe Ilirit. Sipas kryetarit të jurisë, balerini po komplekson Inën, ndërsa kjo e fundit ndërhyri ashpër.
Iliri: Me këtë kompleksim që ti ke, komplekson edhe damën tënde.
Ina: Kjo nuk është normale. Mos fol për balerinin, por për mua
Iliri: Disiplina e parë e balerinit është që të mos flasësh kur flet koreografi
Ina: Nuk është Big Brother, është Dancing With The Stars
Iliri: Unë e di shumë mirë, ti ndoshta nuk e ke kuptuar
Iliri: Ti thyhesh në mes dhe kjo sjell jostabilitetin që vazhdon gjatë gjithë kor
Ina: Do ta vlerësoja nëse do të flisje për mua
Eltioni: Fol, se pema që ka kokrra, gjuhet
Iliri: Se ti ke kokrra shumë…
Valbona i drejtohet Inës: Nuk mund t’i flasësh kështu kryetarit të jurisë
Ina: Të mos flasë për Eltionin
Valbona: Kur flas unë, ti mos fol
Ina: Komunizmi ka mbaruar
Valbona: Jo, nuk është komunizëm
Ndërkohë, Olta u shpreh se Inës i shkon më shumë tango, ndërsa Lori kërkoi që të ketë më shumë pasion me partnerin.
Në përfundim, Ina dhe Eltioni grumbulluan 24 pikë.